Vendosni fjalën kyçe....

Ardhja e llojit Delta të Covid-19, Komiteti i Ekspertëve njofton mbledhje urgjente


Komiteti i Ekspertëve do mblidhet sot urgjentisht pas konfirmimit në vend të llojit Delta të Covid-1.

Mbledhja është njoftuar për në orën 13:00.

Lloji më ngjitës i Covid-19 u konfirmua një ditë më parë nga Ministriua e Shëndetësisë pas përgjigjes së ardhur nga Instituti i Virologjisë ‘Charite’ të Berlinit në Gjermani.

Ministria shpërndau njoftimin duke u bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, të mbajnë maska të mjedise të mbyllura, të ruajnë distancimin social e të shtojnë higjienën personale.