Vendosni fjalën kyçe....

25 viktima nga përmbytjet në Indi mes sezonit të musoneve (Video)


Më shumë se 20 persona vdiqën kur shtëpitë u shkatërruan mes përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha në periferi të Mumbait në Indi.

Të paktën 25 njerëz u vranë në disa shembje të ndërtesave në Mumbai të dielën, raportuan mediat indiane, duke cituar burimet zyrtare.

Një mur mbajtës u rrëzua në shtëpitë e vendosura në një kodër, duke vrarë 17 persona. 7 të tjerë vdiqën pasi një rrëshqitje dheu shkatërroi disa kasolle dhe një djalë 16-vjeçar u vra gjithashtu në një incident të ngjashëm.

Ekipet e shumta të shpëtimit u dërguan në zonat e prekura, pasi autoritetet druhen se nën rrënoja ka më shumë persona të bllokuar.

Kryeministri Narendra Modi premtoi se familjet e viktimave do të kompensohen nga fondi i ndihmës shtetërore.

Përveç rrëshqitjeve të tokës, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe kanë ndërprerë shërbimet hekurudhore në zonën e Mumbai. Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë, shiu do të vazhdojë për pesë ditët e ardhshme.