Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Ukraina moderne është shpikje e epokës Sovjetike, u krijua ‘në kurriz’ të tokave historike ruse


Presidenti i Rusisë ka pohuar se pjesa më e madhe e Ukrainës është historikisht dhe etnikisht ruse dhe kthimi i Kievit drejt Perëndimit do të thotë kundërshtim i lidhjeve të saj të thella me Moskën dhe realitetin e saj politik.

Në një artikull të botuar në faqen e internetit të Kremlinit të hënën, Putin përshkroi se si pothuajse i gjithë kombi i Evropës Lindore kishte rënë nën Perandorinë Ruse dhe se si ukrainasit dhe Rusët mund të zbulojnë kulturën dhe historinë e tyre përmes rrënjëve të përbashkëta.

“Ukraina moderne është plotësisht ideja e epokës Sovjetike. Ne e dimë dhe kujtojmë se, në një masë të madhe, ajo u krijua në kurriz të Rusisë historike.” – tha ai.

Sipas liderit rus, ‘bolshevikët e trajtuan popullin rus si një material të pashtershëm për eksperimente shoqërore. Ata ëndërronin një revolucion botëror, i cili, sipas mendimit të tyre, do të shfuqizonte krejt shtetet kombëtare’. Si i tillë, argumentoi Putini, ‘kufijtë e Rusisë u prenë në mënyrë arbitrare dhe u dhanë‘ dhurata ‘bujare territoriale’.

Sipas Putinit, interesat e përbashkëta të popullit rus dhe ukrainas u hodhën poshtë nga ata që qëndruan pas ngjarjeve të vitit 2014 dhe ata që mbështesnin kryengritjen nga jashtë.

“Vendet perëndimore ndërhynë drejtpërdrejt në punët e brendshme të Ukrainës dhe mbështetën grushtin e shtetit. Ajo ishte e dominuar nga grupe radikale nacionaliste. Parullat e tyre, ideologjia dhe Rusofobia e hapur agresive në shumë mënyra filluan të përcaktojnë politikën e shtetit në Ukrainë.” – shtoui Putin.

“Nuk është e ekzagjeruar të thuash se politika e asimilimit të detyruar dhe formimi i një shteti të pastër etnikisht ukrainas, i vendosur në mënyrë agresive ndaj Rusisë, në efektet e tij është i krahasueshëm me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë kundër nesh.” – theksoi më tej presidenti rus.

Putin vijoj më tej duke thënë se mbështet të drejtën e ukrainasve për vetëvendosje. Ai tha se ka shumë arsye pse një vend do të zgjidhte të shkonte në rrugën e tij si një komb i veçantë.

“Ne respektojmë gjuhën dhe traditat ukrainase dhe dëshirën e ukrainasve për të parë shtetin e tyre të lirë, të sigurt dhe të zhvilluar. Rusia kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë anti-Ukrainë.  Se çfarë duhet të jetë Ukraina, kjo është në dorën e qytetarëve të saj për ta vendosur.” – tha Putin.