Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: E blemë sistemin raketor rus sepse SHBA-ja kundërshatoi të na shiste sistemin e saj ‘Patriot’


Blerja nga Turqia e sistemeve raketore kundërajrore ruse S-400 nuk ka të bëjë me goditjen e NATO-s, por ishte rezultati logjik i refuzimit të Uashingtonit për të lejuar Ankaranë të blinte sistemin raketor të prodhuar nga Amerika, atë Patriot.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha për ‘The New York Times’ se Ankaraja ka të drejtë të zgjedhë nga kush do të blejë armë.

“Ne zgjedhim vetë ku i blejmë armët tona,” tha Erdogan, duke shpjeguar se si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ashtu edhe ish-presidenti Donald J. Trump kishin mbështetur të drejtën e Turqisë për të bërë zgjedhjet e saj. Sidoqoftë, nëse Uashingtoni do t’i shiste Turqisë një sistem mbrojtës raketor Patriot, Erdogan tha se ‘nuk kishte blerë sistyemin rus S-400’.

Ashtu si Patriot, S-400 është një sistem i lëvizshëm i armëve kundërajrore, i përshkruar si ‘një nga më të mirët’ në qarkullim tani për tani.

Pavarësisht se është anëtare e bllokut ushtarak të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, Turqia i është drejtuar Rusisë për blerjen e këtij syistemi. Megjithatë Moska dhe Ankaraja kanë një marrëdhënie të ndërlikuar bashkëpunimin e mosmarrëveshjesh.

Pavarësisht blerjes së sistemit raketor, palët janë përlasur për çështjen siriane, ku Moska është në krah të presidentity Bashar Assad si dhe për Krimenë, të cilën Ankaraja nuk e njeh si territor rus.