Vendosni fjalën kyçe....

Drejt fundit rindërtimi turk në Laç, vonesa në banesat që po rindërtohen nga qeveria


Banesat në Laç që janë marrë përsipër të ndërtohen nga qeveria turke, janë drejt përfundimit e pritet të dorëzohen në muajin gusht, kohë kur në Shqipëri pritet të vijë për një vizitë presidenti turk, Erdogan.

Në dy blloqet ku janë ngritur banesat për familjet që ngelën në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, janë ndërtuar 522 apartamente nga qeveria turke kurse ajo shqiptare po ndërton 200 apartamente të tjera.

Për të ndjekur punimet nga afër në kanieret e ndërtimit, ka mbërritur në Laç edhe investitori turk. Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, ka pohuar për MCN se përfundimi i apartamenteve të ndërtuara nga investimi i qeverisë turke do përfundojë në muajin gusht.

Ndërsa nuk ka ende një datë përfundimi për banesat që ka marrë përsipër të ndërtojë qeveria shqiptare. Sipas Carës, shkak për vonesën është bërë pandemia Covid-19 ndërsa pohon se procesi i rindërtimit do jetë përmbyllur deri verën e vitit 2022.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e MCN