Vendosni fjalën kyçe....

Kate Middleton vetëizolohet në shtëpi, u takua me një person të infektuar me Covid


Dukesha e Kembrixhit duhet të vetëizolohet për 10 ditë, pasi ka qenë në kontakt me dikë që më vonë doli pozitiv për Covid-10.

Kate Middleton kishte qenë në Katedralen e Shën Palit për të festuar punën e bluzave të bardha gjatë pandemisë. Ajo ishte planifikuar edhe të merrte pjesë në një event të Pallatit Buckingham për stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Pallati Mbretëror tha se ajo nuk ka ndonjë simptomë, por “po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe është vetë-izoluar në shtëpi”.

Dukesha, e cila ka marrë të dy dozat e vaksinës anti-Covid, filloi vetëizolimin të premten, pasi u lajmërua atë pasdite.