Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon videon: Tani edhe regjistrimi në gjimnaz bëhet përmes portalit “E-Albania”


Tanimë portali qeveritar e-Albania mund të përdoret edhe për regjistrimin e nxënësve të klasave të dhjeta në gjimnaz.

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar në video shpjeguese në “Facebook”, ku sqarohet se si mund të kryhet regjistrimi.

Janë vetëm tre hapa që duhen ndjekur: përzgjedhja e shkollës 9-vjeçare që nxënësi ka frekuentuar, sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimin bazë dhe e në fund bashkëlidhet dëftesa e lirimit.

“E-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze

Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit.

Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë.

Përzgjedh shkollën 9 vjeçare që ke frekuentuar

Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë

Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq. Kliko Dërgo.

e-Albania ju uron suksese dhe vit të mbarë shkollor!”- shkruan kryeministri Rama.