Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha të largohet nga çështja e “Teatrit”


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për përjashtimin nga procesi për ‘Teatrin’ të kryetares në detyrë të kësaj gjykate, Vitore Tusha.

Kjo vjen dy ditë pas denoncimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të një takimi mes kësaj të fundit dhe ambasadorit të BE-së Luigi Soreca.

Përfaqësuesja e Aleancës, Adriana Kalaja tha në një deklarata nga Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë, se ambasadori Soreca ka zhvilluar në mënyrë të fshehtë një takim me kryetaren Tusha, për ta bindur të vendoste pro bashkisë së Tiranës.

“Ne me këtë kërkesë së sotme i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese. Nëse do jetë e vërtetë ajo që ne pretendojmë do kërkojmë vetë largimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do kërkojmë përjashtimin e gjyqtares nga trupi gjykues. Po bëjmë gati gjithë informacionin do ja bëjmë të ditur BE, sesi një ambasador vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese.”- tha Adriana Kalaja atë ditë.