Vendosni fjalën kyçe....

Shakira fajëson vjehrrën për modelin më të keq të flokëve: E tmerrshme, gabimi më i madh i jetës sime (VIDEO)


Shakira ka kujtuar në një intervistë për “Vogue” disa nga momentet e saj më të mira dhe më të këqija të modës gjatë karrierës së saj.

Ndërsa shikonte fotot e saj ndër vite, duke u kthyer pas në kujtime gjeti një foto ku e urrente veten në atë prerje flokësh.

Shakira fajësoi vjehrrën e saj për atë model flokësh, duke thënë se kishte qenë ajo që ia kishte sugjeruar t’i priste.

“Oh sa e tmerrshme. Kjo është një prerje shumë e keqe flokësh. Kjo ishte këshillë e vjehrrës sime. Ajo më tha: ‘pse nuk i pret flokët? I ke shumë të dëmtuara’. Dhe ky ishte gabimi më i madh i jetës time. Vjehrrë, nuk do të ndjek më kurrë asdnjë këshillë të këtij lloji.”- tha Shakira për nënën e Gerald Pique, me të cilin është e martuar që prej vitit 2011.