Vendosni fjalën kyçe....

Kishin kultivuar kanabis në tokën e tyre, arrestohet gruaja në Skrapar, në kërkim burri


Policia në Skrapar thotë se ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Sipas uniformave blu, një çift bashkëshortësh kishin kultivuar kanabis sativa në tokën që ishte në pronësi të tyre, në fshatin Gërmenjë të Skraparit.

Pas evidentimit të lëndës narkotike, është vënë në pranga gruaja, ndërsa është shpallur në kërkim burri i saj. Ky i fundit rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

“Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Gërmenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasen H. G., 58 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin E. G., 58 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”), banues në fshatin Gërmenjë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.