Vendosni fjalën kyçe....

Austria heq kufizimet për udhëtarët, nga 24 qershori nuk duhet test Covid-19 apo vaksinë


Austria ka hequr të gjitha kufizimet që kanë të bëjnë me masat Covid-19, për personat që udhëtojnë drejt vendit duke nisur nga dita e nesërme, 24 qershor.

Personat që udhëtojnë drejt Austrisë nuk kanë nevojë të paraqesin test Covid-19 apo dokument që janë vaksinuar.

Sipas njoftimit nga faqja e Aeroportit të Rinasit në Fac ebook, kriteri i vetëm që kërkon për personat që udhëtojnë drejt saj është maska FFP2.

Ndërkohë për personat që udhëtojnë tranzit, Austria u kërkon udhëtarëve që të kontrollojnë rregullat e udhëtimit te vendet pritëse.

“Lajm i mirë/Austria

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *