Vendosni fjalën kyçe....

Trafik droge Gjermani-Zvicër/ Prokuroria e Tiranës merr nën hetim dy persona, njëri prej tyre zyrtar shtetëror


Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim dy persona, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të një rrjeti të trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër.

Sipas televizionit “News 24”, “bëhet fjalë për një grup të trafiku të lëndëve narkotike, të dënuar në Zvicër.

Nga hetimet e autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve sipas “BW” është zyrtar shtetëror. Roli i zyrtarit shqiptar dyshohet se ishte rekrutimi i personave në këtë rrjet trafiku.

Sipas gazetares Klodiana Lala, bëhet fjalë për shtetasin Ndriçim Harka, punonjës në Bashkinë e Tiranës.

Harka sëbashku me Etmond Merjan dyshohen se janë të përfshirë si organizatorë në këtë veprimtari kriminale. Ky i fundit është kunati i Harkës, i cili dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit, 5 të arrestuar në Zvicër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *