Vendosni fjalën kyçe....

Calhanoglu ndërron ekip po jo qytet, arrin marrëveshjen me Interin


Mesfushori i kombëtares Turke, Calhanoglu, ka njoftuar se ka ndryshuar ekip për sezonin e ri edhe pse mbetet në të njëjtin qytet.

Ai ka thënë se ka arritur marrëveshjen me Interin dhe gjithçka do zyrtarizohet ditën e nesërme.

Mesfushori ka luajtur katër sezonet e fundit me rivalin e Interit, Milanin dhe nga sezoni që vjen do jetë pjesë e zikaltërve. 27-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Italisë.

Para se të vinte në Serinë A, Calhanogul ka luajtur në Bundesligë me Karlsruhen, Leverkusenin e Hamburgun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *