Vendosni fjalën kyçe....

Administrata e Bidenit tërheq padinë kundër librit të John Boltonit që nxorri “informacione sekrete”


Administrata e Joe Bidenit ka hequr dorë nga padia kundër John Boltonit, ish-këshilltarit të presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare.

Sikurse raporton “Washington Post”, Departamenti Amerikan i Drejtësisë e ka braktisur përpjekjen për të paditur John Boltonin dhe mbylli hetimet për akuzat ndaj tij se ka publikuar informacione të klasifikuara.

Të mërkurën Departamenti i Drejtësisë i kërkoi një gjykatësi federal të hidhte poshtë procesin gjyqësor që ky institucion ngriti në kohën kur ishte president Donald Trump.

Avokati kryesor i Boltonit, Charles J. Cooper e quajti tërheqjen e akuzave një justifikim të plotë për diplomatin veteran.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Departamenti i Drejtësisë ka hedhur poshtë padinë e tij kundër Ambasadorit Bolton dhe ka përfunduar procedimet e jurisë së madhe.”– tha Cooper në një deklaratë. “Duke i dhënë fund këtyre procedurave pa penalizuar në asnjë mënyrë Ambasadorin Bolton ose duke kufizuar të ardhurat e tij nga libri, Departamenti i Drejtësisë ka pranuar në heshtje se Presidenti Trump dhe zyrtarët e tij të Shtëpisë së Bardhë kanë vepruar në mënyrë të paligjshme”.

Administrata e ish-presidentit Trump ngriti padi vitin e kaluar për të bllokuar botimin e librit të Boltonit me titull “Dhoma ku ndodhi” dhe për të rimarrë kopjet e librit që ishte shpërndarë tashmë.

Libri që u botua në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ofroi detaje prapa kuintave dhe bëri një përshkrim në nuancë jo të mirë të Trumpit në lidhje me politikën e jashtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *