Vendosni fjalën kyçe....

Plehra kimike kineze në Shqipëri, Braçe kërkoi largimin e drejtorit që zbuloi skandalin


CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar një skandal të përmasave të paimagjinueshme, ky dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të qeverisë “Rama”.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.

Por, si “mjeshtra” janë justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pesticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

Porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. (Lexo këtu)

Gjithashtu CNA.al tregoi me dokumente zyrtare se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Por, mesa duket është pikërisht zbulimi i këtij skandali, që ka “prerë kokën” e drejtorit te Hetimit, në dogana.

Dy ditë më parë, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Myslim Murrizi, ndërsa u ndal tek skandali i hyrjes në Shqipëri të pesticideve kineze, ndër të tjera tha se “Zbulimi i këtij skandali, ka larguar nga detyra edhe drejtorin e Hetimit, në dogana”.

CNA.al i shkoi më tej investigimit, ndërsa nga burime mësuam se Drejtori i Hetimit, që ka zbuluar këtë skandal, Ervin Brahaj ka pasur një përplasje të fortë me zv.kryeministrin Erion Braçe dhe është ky i fundit që ka kërkuar largimin e tij nga detyra.

Pra, zv.kryeministri Erion Braçe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Hetimit në dogana, i cili zbuloi skandalin e futjes në Shqipëri të mijëra kutive me pesticide kineze, të cilat ndaloheshin rreptësisht nga ligji.

Në lidhje me çështjen në fjalë, CNA.al ka mësuar se ka pasur edhe një mbledhje, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtues të dogana. Burimet theksojnë se në këtë mbledhje Braçe ka pasur një debat dhe përplasje të fortë me Drejtorin e Hetimit, Ervin Brahaj, gjë që ka sjellë edhe largimin e tij nga detyra.

Ndoshta është rastësi, që shoqëria e cila ka kërkuar zhdoganimin e plehrave kimike kineze dhe po ashtu edhe Erion Braçe janë nga Berati.

Por, fakti është se Braçe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Hetimit, që zbuloi skandalin.

Nga ana tjetër, një ditë më parë, CNA.al raportoi se në lidhje me skandalin në fjalë një grup inspektorësh të Kontrolli të Lartë të Shtetit, kanë filluar kontrollin në dogana.

Por, edhe pse provat janë të qarta, SPAK rri e shikon.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *