Vendosni fjalën kyçe....

Aleksandër Gjoka po pinte me Vangjush Dakon para aksidentit (FOTO)


Këtë mëngjes u bë publik lajmi se këngëtari Aleksandër Gjoka ishte përfshirë në një aksident rrugor në zonën e Farkës dhe si pasojë kishte mbetur i lënduar, por përveç kësaj policia kishte vendosur masën e arrestit ndaj tij.

Kjo sepse Gjoka kishte qenë duke e drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Rrjeti social “Facebook” na zbulon se me kë ka qenë Gjoka mbrëmjen e kaluar duke kthyer disa gota.

Vetë Gjoka pak para orës 21:00 të mbrëmjes ka publikuar një foto ku shihet duke konsumuar ‘Whisky’ me mikun e tij, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim të hershëm Vangjush Dako (Gjushi).”– shkruan Aleksandër Gjoka në mbishkrimin e fotos.

E mesa duket nga zhvillimet e mëvonshme, dyshja nuk kanë kthyer vetëm nga një gotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *