Vendosni fjalën kyçe....

RENEA operacion në Vlorë, arrestohen dy persona


Forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Vlorës  në zonën e “Lungomares”.

Operacioni, po zhvillohet për të gjetur dhe arrestuar personat e shpallur në kërkim.

Në pranga është vendosur Edison Begaj dhe një tjetër shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia deri më tani nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për arrestimin e Begajt dhe të personit tjetër, ndërsa pritet që detaje të reja të mësohen në vazhdim.

Kush është Edison Begaj:

Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që i shpëtoi atentatit pasi u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës në Kaninë, rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

Ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Më 20 shkurt të vitit 2008, “blutë” e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *