Vendosni fjalën kyçe....

Harxhi: Anëtarët e PD-së nuk po gjejnë emrat në listë


Edhe kandidatja tjetër për kreun e PD-së Edit’h Harxhi ka ngritur zërin për procesin zgjedhor që po kryhet në Partinë Demokratike.

Harxhi bëri thirrje që anëtarët e PD-së të jenë në lista ndërsa tha se janë penguar themelues të kësaj partie të votojnë.

PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Unë dua të bëj një thirrje për zotin Basha, demokratët duhet të jenë në lista, janë penguar themelues të PD-së që të votojnë, me pretendimin se nuk kanë qenë aktiv në fushatë. Kjo nuk është normale, ndryshimi ynë do të sjellë votën e hapur për të gjithë shqiptarët, beteja ime fillon sot.

Absolutisht që unë do të vazhdoj aktive edhe pas 30 vitesh, ju thashë që beteja ime fillon sot”-tha Harxhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *