Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet për trafik droge, arrestohet efektivi i “Shqiponjave” në Sarandë


Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë.

Raportohet se është ndaluar një efektiv i “Shqiponjave”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

I ndaluari dyshohet për trafik narkotikësh. Operacioni vijon ende. Në këtë operacion bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA. Efektivi i arrestuar është shtetasi L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *