Vendosni fjalën kyçe....

Të përqafuar dhe të buzëqeshur, Rama poston foton me Kurtin nga samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor


Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua samiti i Ballkanit Perëndimor që kishte si temë kryesore bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Pas mbylljes së punimeve Kryeministri i Shqipërisë ka ndarë në rrjetin social “Instagram” foton duke buzëqeshur me homologun e Kosovës Albin Kurti.

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit nuk kanë qenë më të mirat e mundshme madje kanë shkëmbyer edhe replika me njëri tjetrin.

Gjithashtu një raport jo i ngrohtë mes dy kryeministrave shqiptarë është vënë re edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ku Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë asnjë deklaratë të Kurtit në lidhjet me Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *