Vendosni fjalën kyçe....

Raporti: George Soros nuk ka paguar taksa mbi të ardhurat për tre vite rresht


Organizata jofitimprurëse e gazetarisë hulumtuese me prirje të majtë ProPublica ka publikuar ​​një raport duke përdour të dhëna konfidenciale të IRS-së, sipas të cilave rezulton se George Soros nuk ka paguar taksa mbi të ardhurat për tre vjet me radhë, nga viti 2016 në 2018.

Një zëdhënës i Soros e justifikoi këtë në një deklaratë për ProPublica, ku tha se “Midis viteve 2016 dhe 2018 George Soros humbi para për investimet e tij, prandaj ai nuk u detyrohej taksave federale të të ardhurave në ato vite. Z. Soros ka mbështetur prej kohësh taksat më të larta për amerikanët e pasur.”

Por performanca e Soros Fund Management, që është fondi përgjegjës për pasurinë masive të Soros, fitoi 5% në 2016-ën, 8.9% në 2017-ën dhe 0.9% në 2018-ën. Ku është saktësisht humbja për të cilën flet zëdhënësi i tij?

Siç shkruan Bongino.com, në vitin 2017 Soros transferoi 18 miliardë dollarë të pasurisë së tij në organizatën bamirëse të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur që ai kontrollon. Kjo garanton që ato fonde do të mbahen nga IRS përgjithmonë në atë që një komentator e quajti “dredhia e vetme më e madhe e taksave në historinë e SHBA, megjithatë askush nga e djathta ose e majta nuk duket se ka ngritur një vetull”.

Dhurimi gjithashtu lejon që Soros të zbresë deri në 20% të vlerës së tij të tregut në taksat e tij personale (3.6 miliardë dollarë), të cilat ai mund t’i rrisë për pesë vjet, duke i bërë në të vërtetë një fshirje të dyfishtë. Ky është një shpjegim më i mundshëm për mungesën e taksave të paguara, të paktën në vitet 2017 dhe 2018.

Ndër miliarderët e tjerë të përfshirë në raport që nuk kanë paguar taksa janë: njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos i “Amazon”; Elon Musk i “Tesla”; Warren Buffet i “Berkshire Hathaway” dhe Carl Icahn i “Icahn Enterprises” si dhe Michael Bloomberg i “Bloomberg”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *