Vendosni fjalën kyçe....

Artur Roshi: Do votoj kundër, po të punonte maxhoranca kaq shumë sa për shkarkimin e Metës nuk do ishte vendi kështu


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, po diskutohet mbi raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Artur Roshi deklaroi hapur nga foltorja e Kuvendit se si do ishte vota e tij, pro apo kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Sipas tij, Meta mund të jetë treguar i njëanshëm pork a ruajtur balancën, ndërkohë që maxhoranca po cënon simbolin e unitetit.

Roshi tha se edhe pse kryeministri Edi Rama sillet si babai i të drejtës, sipas tij është babai i pushtetit.

“Sikur maxhoranca të vepronte kaq shumë sa po bën për shkarkimin e presidentit, vendi nuk do ishte kështu. Ku është shkelja e presidentit Meta? Thonë se është treguar i një anshëm. Po, është treguar i njëanshëm, por ka ruajtur balancën, Po ju a jeni duke cënuar simbolin e unitetit?! Sjellja e unitetit të kombit është i paprekshëm. Po. Rama sillet si babai i të drejtës, por është babai i pushtetit të rrëmbyer. Iniciativa e shkarkimit të parë të Metës kishte elemente më serioze, këtë herë jo. Ju zoti Rama nuk keni diferencë politike me presidentin. Ajo që vlerësoni ju janë diferencat për pushtetin.

Ndaj unë do votoj kundër shkarkimit të presidenti, kundër krimit të një presidenti të tillë. Ftoj kolegët që të bëjnë bilancin e këtij vendimi.”- deklaroi Roshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *