Vendosni fjalën kyçe....

Rusia njofton rritje të shpenzimeve për armë


Rusia do shpenzojë rreth 50% më shumë për mbrojtjen vitin e ardhshëm sesa në vitin 2022, ka zbuluar ministri i Mbrojtjes Sergey Shoigu. Ai shpjegoi se rritja do ndihmojë në sigurimin e një niveli 97% të gatishmërisë luftarake për armatimin dhe pajisjen.

Ndërkohë, në fund të shtatorit, media Vedomosti, duke cituar dokumente qeveritare, pretendoi se Moska shpenzoi 4,679 trilion rubla (77 miliardë dollarë) për mbrojtjen në vitin 2022.

Sipas vlerësimeve të gazetarëve të asaj kohe, shifra pritej të rritet më tej vitin e ardhshëm dhe të arrijë rreth pesë trilion rubla. Artikulli gjithashtu pretendonte se tendenca rritëse do vijojë edhe në vitin 2024.

Duke folur në kolegjiumin e Ministrisë së Mbrojtjes të mërkurën, Shoigu u bëri thirrje prodhuesve rusë të armëve që të ‘ruajnë kapacitetin maksimal të prodhimit’ dhe të sigurojnë ‘dërgime të parakohshme për ushtrinë’.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për modernizimin e vazhdueshëm të armëve, në mënyrë që modelet më të fundit të mund të dërgohen në fushën e betejës në Ukrainë.

Sipas Shoigu, theks i veçantë duhet t’i kushtohet sistemeve të artilerisë dhe raketave, si dhe përdorimit të dronëve për të rritur efektivitetin e armëve.

Ministri zbuloi gjithashtu se mbi 8,000 ekuipazhe ishin përgatitur për tanke, automjete luftarake të këmbësorisë, sisteme artilerie, mbrojtje ajrore si dhe njësi dron dhe luftë elektronike.