Vendosni fjalën kyçe....

Holanda kërkon hetimin e krimeve zgjedhore dhe çështjen e patronazhistëve: Reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri s’janë plotësuar ende


Qeveria holandeze ka kërkuar hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare të qeverisë së kryeministrit Rutte drejtuar parlamentit holandez, thuhet se SPAK-u duhet të  hetojë gjithashtu edhe rrjedhjen e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, në të ashtuquajturin ‘skandal i patronazhistëve’.

“Qeveria holandeze e konsideron të rëndësishme që rastet e mashtrimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK. Përveç kësaj, ekzistenca dhe rrjedhjet e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme, të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve, gjithashtu do të duhet të hetohen. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për këto zgjedhje nuk është publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në kohën e duhur.” – thuhet në deklaratën e qeverisë holandeze.

Më tej ajo vijon duke bërë thirrje për hetim nga SPAK të denoncimeve të krimeve zgjedhore.

Në deklaratë theksohet se reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri s’janë potësuar ende e për këtë arsye ato do jenë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

“ODIHR ka bërë thirrje që parregullsitë, përfshirë blerjen e votave, të raportohen në Këshillin Zgjedhor dhe autoritetet e tjera në mënyrë që ata të merren me këto çështje menjëherë. 33 raste janë sjellë tashmë në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reformat e sundimit të ligjit janë larg nga të plota dhe për këtë arsye do të jenë thelbësore për procesin e gjatë pas hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë.” – thuhet në deklaratën e qeverisë holandeze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *