Vendosni fjalën kyçe....

Operacion anti-drogë në Lezhë, asgjësohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis


Strukturat e policisë së shtetit kanë zhvilluar një operacion anti-drogë në Lezhë ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe asgjësimin e një sasie lënde narkotike në këtë qark.

Droga është gjetur në zonën e Kashnjetit. Policia ka asgjësuar lëndën narkotike rreth 4 mijë rrënjë.

Nuk dihet nëse policia ka mundur të arrestojë ndonjë person si përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike.

Ky është operacioni i dytë pas atij në Fushë-Krujë ku u kapën kanabis i kultivuar në sera dhe në ambiente të brendshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *