Vendosni fjalën kyçe....

Basha zbardh diskutimet në Këshillin Kombëtar: Nuk mund të lejojmë një përçarje të re në gjirin tonë, u thashë “do jap dorëheqjen”


Në turin e tij të takimeve me demokratët e Bulqizës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka diskutuar për zgjedhjet e brendshme në parti.

Ai foli për një dizavantazh që ekzistonte për përçarjen e demokratëve, në rast se ata dorëzoheshin përpara “masakrës zgjedhore të 25 Prillit”.

Basha zbuloi një nga diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD-së. Ai u shpreh se  u kishte deklaruar të pranishmëve se do të jepte dorëheqjen nga partia, në rast se rezultati i 25 Prillit ishte fitore e Edi Ramës dhe jo “masakër zgjedhore” siç e quan ai. Ndaj u bëri thirrje atyre që ta ndanin mendjen nëse ishte apo jo masakër zgjedhore.

“Ta vazhdojmë bashkë betejën krah njëri-tjetrit, me besimin e madh, mos të hedhim poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku dhe kjo është ftesa ime ndaj çdokujt që e ka zemrën apo mendjen të turbulluar, është që të mos gjejë arsye apo të krijojë arsye për të rrëzuar atë që keni ndërtuar dhe kemi ndërtuar së bashku deri më sot, falë sakrificës së gjithësecilit prej jush. Ndaj, të diskutojmë nga afër shqetësimet, mendimet, kritikat, rrugëdaljet, nga ana tjetër, le të jemi të qartë se kjo garë e ka dhe një disavantazh. E ka dhe një disavantazh dhe disavantazhi që e njohim fare mirë ne këtu, unë, ju, e njeh dhe kundërshtari ynë.

Disavantazhi është që pas kësaj qëndrese të gjatë, ku kemi faktuar vendosmërinë tonë, dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një masakër zgjedhore, mund të japë shkak një përçarjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë.

Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: ‘Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.’ Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.

Por në qoftë se jemi të gjithë, siç jemi dëshmitarë se kjo është masakër zgjedhore e nje regjimi, atëherë ejani të vazhdojmë betejën deri në fund drejt një stacioni final që është rëzimi regjimit që është fitorja e demokracisë dhe e Partisë Demokratike.”- tha Basha sot në Bulqizë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *