Vendosni fjalën kyçe....

“Ramës i intereson që Basha të jetë kreu i PD, me të e kemi humbjen në xhep. Zgjedhjet i humbëm se shqiptarët s’na besuan” – Shehaj


Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj, tha nga Shkodra se Basha ishte përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë, ai pohoi se arsyeja pse zgjedhjet u humbën është se shqitarët nuk besuan se PD mund të qeveriste vendin më mirë se Rama.

Po kështu Shehaj theksoi se kryeministrit Rama i intereson që Basha të vijojë të qëndrojë në krye të selisë blu.

“Basha e filloi me protesta e me bojkote por dështoi. Ai e ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se Shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besun se ne mund të qeverisim më mirë se Rama. Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD. Rama është i iinteresuar që të mos ndryshojë lidership i PD sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na duhen njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e Pd por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri, me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep.” – tha Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *