Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bekim Sejdiu


Anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bekim Sejdiu është dorëhequr nga institucioni në fjalë.

Ai është larguar pas kushtit të vënë nga Universiteti i Prishtinës për të mbetur profesor i rregullt aty.

Vendimi i Sejdiut është pohuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për mediat.

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës. Gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *