Vendosni fjalën kyçe....

Falsifikim apo lapsus, PD-ja e Rrogozhinës përplaset për firmat e Kuvendit


Delegatët e PD-së së Rrogozhinës janë përplasur për firmat e Kuvendeve që organizohen në PD.

Dy ditë më parë Eljan Kaja lexoi emrat që kanë firmosur për Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më datë 11 dhjetor.

Dy ditë më vonë delegatë nga PD-ja e Rrogozhinës denoncuan se janë falsifikuar firmat e tyre dhe se nuk njihnin Kuvendin e datës 11 dhjetor por atë të datës 18 dhjetor.

“Janë falsifikuar, është bërë një paçavure, këtu janë falsifikuar firmat, i kanë marrë delegatët me radhë dhe u kanë përmendur emrat, pa firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Dëgjova dhe emrin tim, por unë nuk jam pjesë e atij Kuvendi, unë bashkë me kryetarin e degës së Rrogozhinës, kemi mbledhur firmat për Kuvendin e datës së 18 dhjetorit, më duket jo serioze personat duhet të mbajnë përgjegjësi”-tha në një deklaratë një nga delegatët.

Pas daljes së kësaj deklarate në media, ka reaguar Kaja i cili lexoi emrat duke thënë se ai gabimisht lexoi emrin e një delegati dhe për këtë kishte kërkuar falje.

Por ai akuzoi kryetarin e PD-së në Rrogozhinë se mbante peng disa delegatë.

Gjatë leximit të tyre të Grupseksionit Kryevidh ndodhi një lapsus shpejtësie dhe u lexua një delegat që nuk kishte firmosur dhe për këtë gjë kam komunikuar delegatin i cili është dhe kryetari i grupseksionit Ardian Lika dhe i kërkova ndjesë personalisht dhe publikisht me anë të një statusi për të qenë korrekt në këtë proces dhe moralisht”-tha ai.

Pas një deklarate për median të kryetarit të PD Dega Rrogozhinë i cili përfitoi nga ky rast dhe mundohet ta përdori për të manipuluar realitetin dhe për tu munduar të mbaj peng disa nga delegatët siç është mësuar duke bërë.

Por këtë herë çdo gjë është e dukshme , nuk ka kthim pas dhe mos u bëni si kryetari juaj me bazën e tij që rrinë të mbyllur në zyrë po dilni në bazë”-shtoi Kaja.

Vetëm disa ditë përpara zhvillimit të Kuvendeve, PD-ja duket se ka filluar përplasjet jo vetëm në Kupolën në qendër të sajën por edhe në bazë. Kjo e Rrogozhinës është shkëndija e parë që paralajmëron një përplasje më të gjerë deri në përfundimit e mbledhjes së forumit tashmë në dy data të PD-së./Hashtag.al