Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohen dy të rinjtë nga Prishtina në Doganën e Morinës


Dy persona janë arrestuar në doganën e Morinës në Kukës.

23-vjeçari me iniciale A.V. e 22-vjeçari me iniciale V.B., të dy banues në Prishtinë janë kapur pasi gjatë kontrollit të makinës me të cilën udhëtonin është gjetur një sasi kanabisi.

23-vjeçari A.V., ishte dënuar më herët me 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për mashtrim e ishte shpallur person në kërkim.

Njoftimi

“Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’. Njeri nga të arrestuarit i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për mashtrim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasve: A. V., 23 vjeç, dhe V. B., 22 vjeç, banues në Prishtinë. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës  e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ‘Mashtrimi’. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip ‘Audi’, me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *