Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Elbasanit jep detaje për ngjarjen: Trupi i pajetë i përket një 69-vjeçari, dyshohet se preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt


Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e raportuar mëngjesin e sotëm një trup i pajetë u gjen në lagjen “Vullnetari”.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, trupi i përket një 69-vjeçari me iniciale R.K banues në Elbasan.

Nga veprimet e policisë dyshohet se shtetasi ka prerë damarët dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte i vetëm.

Në vijim të informacionit  paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera  nga grupi hetimor  nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga këqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *