Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës në vend, si paraqitet gjendja


Reshjet e borës e të shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje bore në disa zona deri në 25 centimetra. Ato kanë përfshirë të gjitha bashkitë e qarkut ndërsa rrugët janë të gjitha të kalueshme.

Në Korçë ka pasur reshje të dendura bore e kjo ka shkaktuar probleme për sa i përket qarkullimit në disa rrugë si ato Qafë Thanë-Pogradec, Pogradec-Qafë Plloçë, Qafë Plloçë-Korçë, Korçë-Kapshticë e Boboshticë-Dardhë.

Në qarkun e Lezhës ka pasur reshje shiu ndërsa bora ka rënë në zonat malor. Megjithatë deri tani nuk raportohen probleme për sa i përket qarkullimit të mjeteve apo përmbytjeve.

Në Dibër ka pasur reshje bore po rrugët janë të gjitha të kalueshme me përjashtim të Rrugës së Arbrit që është mbyllur për shkak të rrezikshmërisë në Bypass-in e Murrizit.