Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Basha ia kalon Ramës për imoralitet politik, tani ka mundësi të mira për opozitë të bashkuar PD-LSI


Kryetarja e LSI-së ka thënë mbrëmjen e sotme se ka qenë kundër marrëveshjes me kryeministrin Rama pasi imoraliteti i tij politik kalon çdo kufi.

Kryemadhi shtoi megjithatë se Lulzim Basha ia kalon Ramës për imoralitet politik.

Ajo e bëri deklaratën në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24 ndërsa shtoi se ish-kryeministri Berisha është krejt tjetër gjë.

“Unë kam qenë kundër marrëveshjes me zotin Rama dhe Vasili po ashtu. Mund të komunikoja më mirë me zotin Rama se me Berishën. Pasi kam qenë e njohur me zotin Rama se kam bërë dhe fushata për të. Por imoraliteti politik i zotit Rama kalon çdo limit. Ia kalon Lul Basha, janë aty me milimetra. Por moraliteti i Berishës është i pakrahasueshëm me ç’ka kemi parë. Ndoshta s’ke komunikim të përditshëm me Berishën, por nëse ke marrëveshje i qëndron deri në fund asaj, Dhe mund të kesh pirë 10 herë kafe me Ramën, por s’i qëndron marrëveshjes.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se ka mundësi të mëdha për një opozitë të bashkuar PD-LSI pas ndryshimeve në selinë blu.

“Shanset janë të mëdha, duke pasur parasysh katarsisin që tregoi PD dhe teatrot amatoreske që janë bërë se Basha ka qenë opozita e vërtetë. Por ne tregojmë se ai ka qenë amatori që shërbente në shërbim të djegies së kauzave që kishte opozita. Shqipëria akoma s’e ka mbaruar tranzicionin.” – shtoi Kryemadhi.