Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates u tërhoq nga bordi i Microsoft pas hetimeve mbi marrëdhënien e papërshtatshme me punonjësen – WSJ


Bill Gates u largua nga bordi i Microsoft për shkak të dyshimeve në lidhje me një marrëdhënie që ai kishte me një punonjëse, ka raportuar Wall Street Journal, duke nxitur spekulime rreth rrethanave që lidhen me divorcin e tij.

Duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, gazeta tha se Gates iu kërkua të lirojë vendin e tij në mars 2020 pasi një marrëdhënie jashtëmartesore e pretenduar, që ai kishte me një punonjëse u bë objekt i një hetimi të kompanisë. Ai ishte rizgjedhur në bord vetëm tre muaj më parë.

Duke shpjeguar vendimin e tij, Gates lëshoi ​​një deklaratë në atë kohë duke thënë se ai dëshironte të përqendrohej në përpjekjet e tij filantropike, duke shtuar se ai do të vazhdonte të vepronte si këshilltar i CEO-s së Microsoft, Satya Nadella. Ai gjithashtu dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në bordin e Berkshire Hathaway Inc., konglomerat i drejtuar nga biznesmeni tjetër, miliarderi Warren Buffett.

Por sipas Journal, kishte arsye më skandaloze pas largimit të Gates. Në fund të vitit 2019, anëtarët e bordit të Microsoft thuhet se u njoftuan për një letër nga një punonjëse femër e cila jepte hollësi për një marrëdhënie që kishte me manjatin e softuerit dhe gjithashtu kërkoi ndryshimin e vendit të punës.

Ajo pretendohet se kërkoi që gruaja e Gates tashmë e  divorcuar, Melinda French Gates, të lexonte gjithashtu letrën e saj. Anëtarët e bordit gjithashtu thuhet se ngritën shqetësime në lidhje me marrëdhëniet e Gates me Jeffrey Epstein, i dënuar për abuzime seksuale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *