Vendosni fjalën kyçe....

Përballje anglezo-spanjolle, përcaktohet finalja e Ligës së Europës


Mançester Junajtid e Vijarreal do përballen në finalen e Ligës së Europës duke e çuar në tre numrin e ekipeve angleze në finalet e Kupave të Europës.

Anglezët e Mançesterit u mundën me rezultatin 3-2 në Itali ndaj Romës në ndeshjen e kthimit por e prenë biletën për në finalen e Ligës së Europës falë fitores tenistike 6-2 në ndeshjen e vajtjes në fushën e tyre.

Në gjysmëfinalen tjetër, spanjollët e Vijarrealit arritën të ruajnë fitoren 2-1 në fushën e tyre në ndeshjen e luajtur një javë më parë.

Ata barazuan në Londër ndaj Arsenalit 0-0 duke siguruar kësisoj vendin në finalen e Ligës së Europës. Sfida Manncester Junajtid-Vijarreal do luhet më 26 maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *