
Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese. Besmir Dervishi është larguar si Zëvendësdrejtor në Tiranë dhe është emëruar Shef Krimesh në Kukës. Vendin e tij në kryeqytet e ka zënë Oliger Torba, i cili më parë ishte Zv.drejtor në Fier.
Alban Dautaj është emëruar në krye të Drejtorisë Operacionale, detyrë që e merr pasi më parë drejtonte strukturën e Antiterrorit. Në të njëjtën kohë, është larguar nga detyra edhe shefi i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës.
Në vijim të ndryshimeve, Gentian Ndoj, që mbante postin e drejtorit për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme, është transferuar në Dibër. Ndërsa Edmond Sulaj është vendosur në krye të strukturës së Antiterrorit, duke zëvendësuar Alban Dautajn.