Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Rakipi theu herësin sepse përfaqëson komunitetin çam, vota është përfaqësi


Kryeministri Edi Rama gjatë intervistën për emisionin “Opinion” foli për kandidatin socialist Orlando Rakipi i cili theu herësin dhe fitoi mandatin e deputetin në Tiranë.

Rakipi i cili mori 14455 vota në Tiranë, sipas Ramës arriti këtë rezultat ishte sepse vjen nga komuniteti çam.

“Po të shikosh në Francë, kur bëhen zgjedhje, gjithmonë lajmi është kush humbi nga këta njerëzit që njihen. Vota përfaqësuese është për çdo parlament, edhe në SHBA, kujton se i njeh Amerika ata. Të gjithë këta njerëz të panjohur nuk janë të parëndësishëm për komunitete të caktuar. Ky djali vjen nga komuniteti çam. Kemi futur një djalë që vjen nga komuniteti i jetimëve. Mos u çudisni fare, vota është përfaqësi. Ka komunitete të caktuara që votojnë në mënyrë strukturore. Të gjithë janë të prirur për personat që i përkasin atij komuniteti. Mos u çudisni fare. Nuk fola për program, por për komunitete”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *