Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: Do e shembim diktatorin, fitorja është e vështirë po jo e pamundur


Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka thënë sot se demokratët janë përpara një vijimi epik të luftës e rezistencës kundër figurës më të zezë pas Enver Hoxhës gjatë 30 viteve demokraci në vend.

Ai shkruan në faqen e tij në Facebook se edhe pse detyra nuk premton të jetë e lehtë, fitorja nuk do jetë e pamundur nëse ajo pasurohet me aspekte të reja e të thella taktike e strategjike.

Balliu thekson se në pikëpyetje nuk janë më demokratët dhe qytetarët por fati i fëmijëve, demokracisë e kombit.

“Të dashur miq demokratë. Sot është dita për një falenderim për të gjithë ju. Jemi përplasur egërsisht me modelin më të zi të një diktature të pashpallur në letra por katastrofike në veprim. Ky nuk është fundi. Jemi përpara një vazhdimi epik të luftës opozitare të një rezistence të vendosur dhe tradicionale për NE në shembjen e figurës më të zezë pas Enver Hoxhës gjatë gjithë këtyre viteve në demokraci. Detyra nuk është e thjeshtë, por fitorja jo vetëm që nuk është e pamundur por duke e pasuruar luftën tonë me aspekte të reja dhe të thella taktike dhe strategjike, ne do ta shembin diktatorin. Natyrisht nga besimi dhe fjalët tek vepra dhe aksioni politik është një distancë që ne do ta përballojmë me heroizëm real. Në pikëpyetje nuk është fati ynë por ai i fëmijëve tanë, fati i demokracisë dhe mbi të gjitha fati i kombit tonë.” – shkruan Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *