Vendosni fjalën kyçe....

Kriza gjatë pandemisë? Shpenzimet globale ushtarake të vitit 2020 arritën nivelin më të lartë prej dekadash


Qeveritë në të gjithë botën kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake në një nivel që nuk është parë që nga viti 1988, pavarësisht se ekonomitë e tyre vuanin gjatë pandemisë, ka thënë një studim i ri, duke shtuar se SHBA-ja vijon të mbetet shpenzuesi më i madh.

Në vitin 2020, kombet në të gjithë botën kanë qenë duke luftuar për të mbështetur ekonomitë e tyre në kohërat e vështirësive dhe bllokimeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Këto përpjekje me sa duket nuk i penguan ata të shpenzonin më shumë para për ushtrinë se kurrë më parë në më shumë se tre dekada, ka treguar raporti i fundit nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI).

Shpenzimet ushtarake në botë janë rritur me 2.6 përqind në krahasim me vitin e kaluar dhe arritën në 1.981 trilionë dollarë – ‘niveli më i lartë që nga viti 1988’ – tha një raport. Gjatë dekadës së fundit, shpenzimet ushtarake globale u rritën me gati 10 përqind.

Disa vende, si Koreja e Jugut dhe Kili, preferuan të shpenzojnë disa nga fondet e planifikuara ushtarake për pandeminë ndërsa të tjerët, si Rusia dhe Brazili, shpenzuan ‘shumë më pak’ për mbrojtjen e planifikuar.

SHBA-ja ende udhëheq listën e shpenzuesve më të mëdhenj ushtarakë në botë me një diferencë të madhe. Shpenzimet ushtarake të SHBA-së arritën në 39% të shpenzimeve globale të mbrojtjes, tha SPIRI, duke shtuar se SHBA regjistroi gjithashtu një nga normat më të larta të rritjes së shpenzimeve në mesin e 10 shpenzuesve kryesorë ushtarakë.

‘Konkurrenti’ më i afërt i SHBA-së, Kina, shpenzoi rreth tre herë më pak para për mbrojtjen dhe shpenzimet e saj ushtarake në vitin 2020, duke përbërë rreth 13 përqind të vlerësimit global.

India, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu u futën në listën e pesë shpenzuesve më të mëdhenj të ushtrisë, megjithëse buxhetet e tyre të mbrojtjes ishin dukshëm më të vogla se ato të Kinës, për të mos përmendur SHBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *