Vendosni fjalën kyçe....

S’duronte dot ajrin e rënduar, pasagjeres i lind ideja “gjeniale” të hapë derën e emergjencës së avionit (VIDEO)


Një pasagjereje i ka lindur ideja “gjeniale” që të hapte derën e emergjencës në avion, pasi nuk duronte dot ajrin e rënduar.

“The Sun” shkruan se incidenti ka ndodhur më 23 shtator në avionin e Xiamen Airlines fluturimi 8215, i cili u vonua një orë për në aeroportin ndërkombëtar Wuhan Tianhe, në Kinën Qendrore.

Gruaja tha se avioni ishte plot me njerëz dhe ajo dëshironte “ajër të pastër”. Fatmirësisht gruaja e hapi derën e emergjencës pak para se avioni të niste fluturimin pasi kjo do kishte rezultuar fatale.

Anëtarët e ekuzipazhit e kishin paralajmëruar pasagjeren në fjalë dhe të tjerët pranë saj që të mos e preknin levën në derën e urgjencës pasi i treguan vendin e saj. Por ajo nuk i kishte dëgjuar.

Videoja e mëposhtme është bërë virale dhe është parë më shumë se 18 milion herë. Stafi i kompanisë Xiamen Airline tha se incidenti i bë shkak që fluturimi të bëhej një orë me vonesë, pasi dera e emergjencës u mbyll përsëri dhe pas një raundi të dytë të inspektimeve të sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *