Vendosni fjalën kyçe....

Humbja e thellë në zgjedhjet e 25 Prillit, Paloka e Kryemadhi thirrin konferencë për shtyp


Partia Demokratike ka siguruar vetëm 59 mandate në këto zgjedhje, duke pësuar një humbje të thellë ndaj Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të procesit të numërimit për partitë, do të vijë një reagim zyrtar nga opozita. Do të jetë nënkryetari i PD-së Edi Paloka, ai që do të japë një konferencë për mediet.

“Në orën 12:00, Edi Paloka konferencë për shtyp pranë Degës së Partisë Demokratike Durres. Ftohen mediat të marrin pjesë.”- njofton zyra e Shtypit e PD-së.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka lajmëruar se do të dalë në një konferencë për mediet sot në orën 11:30.

Procesi i numërimit të votave u konsiderua i mbyllur vetëm pak më herët, pasi kishte mbetur pa u protokolluar kutia e fundit në Lezhë, që i përkiste zonës së Kallmetit.