Vendosni fjalën kyçe....

Nuk mori mandat në Berat, Çela: Në ditët në vijim do njiheni me vjedhjen e dokumentuar


Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mori asnjë mandat në Qarkun e Beratit dhe kryesuesi i listës së saj Ardit Çela mendon se kjo nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e kësaj zone elektorale.

Sipas tij ka vjedhje të dokumentuar të PS-së në zgjedhje ku anëtarët e KZAZ-ve paraqitën fletë votimi më shumë se votues.

Ai paralajmëron se në ditët në vijim do ketë pasqyrim të vjedhjes së dokumentuar.

Deklarata e plotë

Te dashur miq,

Ne respekt te interesit tuaj mbi ecurinë e procesit të votimit, numerimit dhe rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve ne qarkun e Beratit, po ju bej me dije se rezultati i shpallur, i cili i heq mandatin Levizjes Socialiste për Integrim, nuk pasqyron realitetin  dhe vullnetin e zgjedhesve te qarkut Berat.

Vjedhje e dokumentuar në kutite e mbushura nga banditet e rilindjes, te konstatuara nga grupet e numerimit dhe anetaret e KZAZ, ku paraqiten flete votimi me shume se votues, te pasqyruara ne procesverbalet perkatese.

Kutite e banditeve te rilindjes nuk mund te jene te vlefshme, nuk mund te permbysin vullnetin e zgjedhesve, e nuk mund te transferojne ne tavoline mandatin e LSI.

Mandati eshte i atyre mijera votuesve te LSI te cilet i rezistuan me karakter e fisnikeri, masakres dhe represionit elektoral te ushtruar dhunshem nga rilindja ne pushtet.

Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Rinumerimi i qendrave te votimit do te zbuloje edhe detaje te tjera nga e gjithe kjo skeme kriminale e ushtruar ne qarkun e Beratit.

Ne ditet ne vijim do te njiheni me vjedhjen e dokumentuar!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *