Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj: Kemi pritur 20 vite për këtë lajmërim, PS më në fund fitoi Vorën


Pasi Partia Socialiste shënoi fitoren në këto zgjedhje parlamentare në Vorë, kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i këtij qarku Erion Veliaj ka deklaruar se kjo është një “fitore historike”, duke kujtuar se kjo bashki ka votuar vetëm djathtas prej 20 vitesh.

“Kemi pritur 20 vite për ta bërë këtë lajmërim, por mund të them që pas 20 vitesh PS ka fituar në Vorë, me 54%.

Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Vorës, që zgjodhën ndryshimin, të provojnë diçka ndryshe, një alternativë që prej 20 vitesh nuk ishte forca qeverisëse në vorë.

Ne do ju shërbejmë të gjithë atyre burrave dhe grave që kanë shërbyer gjithë këto vite për PS-në në Vorë, mundi juaj u shpërblye. Për të gjithë ata, që mendononin që Vorën e kishin në xhep, që do prisnin duar e këmbë në Vorë për parti di tu them se do u shërbejmë të gjithëve njësoj.Di t’ju them dhe atyre që mendojnë ndryshe nga ne se do ju shërbejmë me shumë pasion, shumë përulësi. Do jemi sin ë bashkii, si në Parlament për t’ju shërbyer të gjithëve.”- tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *