Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet numërimi i votave në 2 nga 5 tavolinat në Kombinat, numëruesit e PD-së kërkojnë pushim


Procesi i numërimit të votave është pezulluar përkohësisht në 2 nga 5 tavolinat në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas “Balkanweb”, kjo erdhi pasi numëruesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar pushim, me arsyetimin se janë të lodhur.

Mirëpi numëruesit e PS-së dhe të partive të tjera, ashtu edhe KQZ kërkojnë që procesi mos të ndërpritet.

Por numëruesit e PD-së shprehen se ndihen të lodhur dhe kanë nevojë për 2 orë pushim.

“Duam të bëjmë pushim, njerëzit janë të lodhur, duam dy orë pushim asgjë më tepër. Këta thonë vdisni këtu. Nuk pranojmë të ndërrohen numëruesit, sepse duan deri tek kutia e 10.

Ata janë të zhveshur nga ndjenjat humane. Punohet katër pesë orë, pushohet dy orë dhe kthehen prapë. Kjo aplikohet në të gjithë KZAZ. Këta sillen me një arrogancë. Sipas këtyre Kodi Zgjedhor e parashikon që pa u bërë nga 5 në 10 kuti nuk ndërrohesh, nga ana tjetër ka dhe një kod moral, kjo e fundit del mbi kodin ligjor.”– u shpreh numëruesi.

E pranishme në ambientet e numërimit në “Shkollën e Kuqe” ishte dhe ministrja Belinda Balluku.

Ajo deklaroi se procesi duhet të vazhdojë pasi numëruesit e PD-së janë në minorancë përballë numëruesve të forcave të tjera politike pjesëmarrëse në proces. Ajo e quajti këtë bllokim të procesit dhe se nuk e kuptonte këtë acarim.

“Ne duam të numërojmë, duke qenë se të gjithë grupet janë në gjendje pune, s’ka arsye për të vonuar, të kërkosh të flesh që në 5 orët e para, i bie të mbarojmë pas 3 javësh. Ne duam të punojmë, PD do gjumë. Unë s’e kuptoj, këtu kemi parë një shfaqje, kutitë u morën zvarrë, s’e kuptoj pse nuk flasin me zë të ulët. Në minorancë PD duhet të ndjekë grupin i përbërë nga disa anëtarë. Kjo është një bllokim i procesit, nëse duan të flenë gjumë, i kuptoj. Nëse duan të pezullojnë procesin, prapë se kuptoj se kjo është gjë që do të bëhet. Ata bëjnë mbledhje partie tek cepi, ndërkohë që ne duam të bëjmë punët.”- u shpreh Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *