Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Shqiptarët të respektojnë sot atdheun


Kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar rreth orës 09:00 në njësinë numër 5 në kryeqytet.

Ai mbajti edhe një fjalë të shkurtër përpara medieve.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun, duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka. Dita është e bukur, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje, uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri, që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë.”- tha Kurti.

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka garues edhe në Gjirokastër e në Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *