Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja Meta-Yuri Kim, deklaratat që nxehën tonet mes Presidencës dhe Ambasadës amerikanë


Mbrëmjen e sotme ka pasur një përplasje në distancë mes Presidencës dhe Ambasadës Amerikane.

Pishtar i përplasjes ka qenë një deklaratë e Ilir Metës ku në një debat televiziv në Syri TV ku tha se shqiptarët do marrin sfurqet nëse do preken zgjedhjet e lira dhe nuk do ketë ambasadë që do mbrojë kryeministrin Edi Rama.

Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm. Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre. Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit. Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Sfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më”-deklaroi Meta.

Pas kësaj deklarate, Yuri Kim ka reaguar me anë të një Tëitteri ku i ka cilësuar si të paparanueshme thirrjet për të marrë sfurqet.

Ambasadorja Kim thotë se këto kërcënime meritojnë dënim dhe nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Stop”-shkruan Kim

Gjatë emisionit “Çim Peka Live”, Presidenti Meta u kundërpërgjigj sërish duke thënë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme.

Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për te mos përmendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Meqë me dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet me Edi Ramen.

Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme te Shqipërisë ne këtë mënyrë të njëanshme”-deklaroi Meta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *