Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të duhet të përgatiten për luftë bërthamore, Komanda Strategjike: Konfliktet mund të përshkallëzojnë shpejt


Komanda Strategjike e SHBA-ve paralajmëron se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për luftë bërthamore pasi konfliktet aktuale mund të përshkallëzohen “shumë shpejt”.

Kjo vjen përpara se agjensia të flasë në Kongres, ku pritet të paralajmërojë se SHBA-të aktualisht po përballen me “dy kundërshtarë të aftë, strategjikë e bërthamorë, në të njëjtën kohë” nga Rusia dhe Kina.

Komandanti Charles Richard do t’i japë dëshmi Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës dhe Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura këtë javë.

Organi qeveritar nxjerr një deklaratë qëndrimi çdo vit në të cilën ata informojnë Kongresin mbi gjendjen e Komandës Strategjike dhe azhurnojnë buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu siguron informacione për konflikt të mundshëm në të ardhmen dhe mbi gatishmërinë e tij për luftime.

E në një postim në llogarinë zyrtare në Twittër, Komanda se kishte në plan t’i tregonte Kongresit për kërcënimin aktual për luftë bërthamore.

“Spektri i konfliktit sot nuk është as linear dhe as i parashikueshëm. Ne duhet të japim llogari për mundësinë e konfliktit që çon në kushte të cilat mund ta shtyjnë një kundërshtar shumë shpejt të konsiderojë përdorimin bërthamor si opsionin e tyre më pak të keq.”– thuhet në këtë postim.

Dëshmia do të dëgjohet të Martën dhe të Mërkurën dhe do të dorëzohet nga Komandanti Richard së bashku me Komandantin e Komandës Hapësinore të SHBA-ve James Dickinson.

Richard tha se forca e tij ka pozicionin e vështirë të përpiqet të përgatitet për një luftë që nuk është bërë kurrë më parë.

Gjenerali i ushtrisë i tha “The Hill”: ‘Komanda Hapësinore e Shteteve të Bashkuara përballet me një dilemë unike në atë që nuk mund të planifikojmë për konfliktet e ardhshme bazuar në mënyrën se si i kemi luftuar konfliktet e mëparshme edhe nëse do të ishim të prirur për ta bërë këtë. Përkundrazi, ne jemi duke u përgatitur për luftën që nuk është bërë ende.”