Vendosni fjalën kyçe....

Përurohet Spitali Memorial i Fierit, Rama: Sot do isha një bastexhi i humbur, Erdogan e mbajti fjalën


Është përuruar sot “Spitali Memorial Rajonal” i Fierit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se sot do kishte qenë një bastexhi i humbur nëse bastes nuk do ishin ndaluar, pasi presidenti i Turqisë e kishte mbajtur fjalën për spitalin.

Po kështu ai shtoi se spitali është fryt i një bashkkëpunii të gjatë mes dy vendeve e që do pasohet nga të tjera investime të rëndësishme turke.

“Kemi bërë shumë mirë që i kemi ndaluar bastet, se unë sot do isha një bastexhi i humbur dhe Erdogan do ishte fituar, por s’e vumë bastin për fat të mirë. Nuk i gjej dot bisht kësaj pune, është sukses mbi suksesin, por as nuk dua ta harroj se presidenti mban shënime. Presidenti mban shënime se në takimin historik ne kemi nënshkruar disa marrëveshje dhe ka filluar punën për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Qershia mbi tortë e këtij bashkëpunimi, hapja në Shqipëri e filialit të Universitetit teknik të Stambollit një prej shkollave më të mira në Turqi. Është një nga objektivat e mandatit tonë të tretë.” – tha Rama.

Presidenti turk nga ana e tij tha në një lidhje të drejtprdrejtë nga Ankaraja se marrëdhënies mes dy vendeve janë shumë të mira dhe se bashkëpunimi mes palëve do thellohet edhe më shumë. Erdogan uroi gjithashtu besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Jam shumë i lumtur që takohemi me ju së bashku, ju përgëzoj dhe për muajin e Ramazanit dhe shpresoj që ky muaj të sjell bereqet. Marrëdhëniet dhe raportet Turqi-Shqipëri janë shumë të mira, ne kemi bërë të mundur përforcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve tona, besoj fort se ne do të thellojmë më tepër bashkëpunimin. Turqia në mbi 30 vite, ka vazhduar të ofrojë një kontribut të rëndësishëm, pas tërmeteve dhe përgjatë pandemisë së COVID, pa asnjëlloj interesi u përpoqëm që të ishim pranë jush. Uroj që ky spital i miqësisë duke qenë një shenje e rë për miqësinë mes vendeve tona dëshiroj që në gjeografinë e zemrës sonë të shpërndajë shërim për vëllezërit e mi shqiptar, ngushëllime për ato familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe uroj shërbim të shpejt për ata që janë të infektuar. Një falenderim të veçantë dua edhe për kompaninë kontraktuese.” – tha ndër të tjera presidenti turk Erdogan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *