Vendosni fjalën kyçe....

“Fluturimi i parë nesër” – Rama hedh videon e Aeroportit të Kukësit,  Balluku: Do sjellë zhvillim të madh ekonomik


Kryeministri Rama ka publikuar videon e aeroportit të Kukësit.

Kreu i qeverisë shkruan se çdo gjë është gati sipas të dhënave të koncesionarit duke shtuar se ‘është gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra’.

Ministrja e Infrastrukturës ishte në aeroportin e Kukësit duke pohuar se çdo gjë është gati për fluturimin e parë që pritet ditën e nesërme.

Sipas Ballukut, aeroporti do sjellë zhvillim të madh ekonomik për gjithë zonën duke llogatitur punësimet, uljen e avionëve që transportojnë mallra si dhe ardhjen e turistëve.

“Përfitimet financiare janë shumë të mëdha, punësimi, ulja e kargove, numri i turistëve do të jetë shumë më i lartë. Padyshim këtu do të jemi në një element të ri zhvillues i veriut të vendit, siç është turizmi.  Punësimi në përgjithësi do të bëhet me banorë rreth Kukës, përveç atyre që kanë nevojë për përgatitje dhe specializim konkret.” – tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *