Vendosni fjalën kyçe....

A do e dekretosh Ramën si kryeministër? Meta: Do presim pas 25 prillit


Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp u pyet nga gazetarët nëse do dekretojë Edi Ramën nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Meta u përgjigj se për këtë duhet të pritet pas 25 prillit duke mos dhënë përgjigje konkrete.

Për dekretim të qeverisë, presim pas 25 prillit. Për paditë, do kemi padi të tjera në ditët në vazhdim dhe shpresojmë që drejtësia të veprojë.

Do të çojmë prova konkrete si funksionon skema skandaloze e fuksave. Edhe një javë e nuk ka më patronazhistë”- u shpreh Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *